Global Finance ka shpallur çmimet e saj për të 29-in vit radhazi për bankat më të mira në botë. Edhe këtë vit, Banka Kombëtare Tregtare është shpallur Banka më e mirë në Kosovë për vitin 2022.
Fituesit e çmimeve të këtij viti janë bankat që u përkushtuan me kujdes ndaj nevojave të klientëve të tyre dhe arritën rezultate të larta në këtë drejtim, po ashtu siguruan një përkushtim të vazhdueshëm drejt suksesit.
Ky çmim është edhe një konfirmim i radhës pas disa çmimeve që BKT Kosova ka marrë në tri vitet e fundit, duke rikonfirmuar pozicionin dhe fuqinë e saj në sektorin bankar të Kosovës. BKT Kosova është një nga bankat me ngritjen më të madhe në tregun kosovar me një fokus të veçantë dhe ritëm të shpejtë drejtë digjitalizimit në industrinë bankare.
-
Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv i BKT Kosova, për marrjen e këtij çmimi prestigjioz nga Global Finance tha: “Këto çmime janë një dëshmi e angazhimit të Bankës për të qenë banka me rritjen më të shpejtë, të sigurt, bankë me një mendësi digjitale, e përkushtuar për të ofruar shërbime të avancuara bankare për klientët e saj, dhe gjithmonë duke dëshmuar qëndrueshmëri, mbi baza të sigurta të suksesit të përbashkët me klientët tanë.”
“Përderisa bota financiare është duke u ballafaquar me një gjendje të çrregullt si rezultat i agresionit rus në Ukrainë, udhëheqësit e korporatave po përballen me disa sfida të reja gjatë përzgjedhjes së raporteve të tyre bankare,” tha Xhozef D. Giarraputo, botues dhe drejtor editorial i Global Finance. “Duke ndjekur vështirësitë e mëdha të shkaktuara edhe nga pandemia, këto ndryshime kërkojnë vëmendje më të madhe ndaj marrëdhënieve tregtare botërore. Çmimet tona ndihmojnë vendim-marrësit në zgjedhjen më të mire të partnerëve financiarë.”
Të gjitha përzgjedhjet u bënë nga redaktorët e Global Finance pas konsultimeve të gjera me drejtues financiarë të korporatave, bankierë dhe konsulentë bankarë dhe analistë në mbarë botën. Në përzgjedhjen e këtyre bankave kryesore, Global Finance mori në konsideratë faktorë që varionin nga objektivi sasior deri tek subjektivi i informuar.
Në kriteret objektive të vlerësuara përfshihen: rritja e aseteve, përfitueshmëria, shtrirja gjeografike, marrëdhëniet strategjike, si dhe zhvillimet dhe inovacionet e reja në produkte bankare. Ndërsa në kritere subjektive përfshihen opinionet e analistëve të kapitalit, analistëve të vlerësimit të kredisë, konsulentëve bankarë dhe të ekspertëve të tjerë të përfshirë në industrinë bankare.
BKT Kosova është krenare që puna dhe përkushtimi i stafit të saj dhe besimi i klientëve, janë dëshmi e forcës së përbashkët të përkthyera në çmime të shumta prestigjioze.
Në këtë link mund ti shihni çmimet!
Rreth Global Finance:
Global Finance, themeluar në vitin 1987, ka një tirazh prej 50,000 dhe lexues në 189 vende. Audienca e Global Finance përfshin zyrtarë të lartë të korporatave dhe financiare përgjegjës për marrjen e investimeve dhe vendimeve strategjike në kompani shumëkombëshe dhe institucione financiare. Uebfaqja e saj – GFMag.com – ofron analiza dhe artikuj që janë trashëgimi e përvojës 34 vjeçare në tregjet financiare ndërkombëtare. Global Finance ka selinë në New York, me zyra në të gjithë botën. Global Finance rregullisht zgjedh performancën më të mirë midis bankave dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve financiare. Këto çmime janë bërë një standard i besueshëm i përsosmërisë për komunitetin financiar global.
Rreth BKT Kosova:
BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si një nga bankat me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkuruese produktesh bankare. BKT Kosova është e përkushtuar ti shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrje, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global. Për BKT, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, prandaj, Banka vazhdimisht miraton zhvillimet më të fundit teknologjike në botën financiare duke investuar në trendet më të fundit. BKT Kosova ofron shumicën e produkteve të saj në të dy mënyrat, përmes rrjetit të saj të zgjeruar fizik dhe përmes platformave më të fundit në internet (www.bkt-ks.com).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje