LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi bën homazhe në Izbicë: 23 vjet pas luftës, Kosova pret ende drejtësi për krimet mizore të Serbisë

Krasniqi bën homazhe në Izbicë: 23 vjet pas luftës, Kosova pret ende drejtësi për krimet mizore të Serbisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Izbicë, ku ka bërë homazhe në 23 vjetorin e Masakrës së Izbicës.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se kjo masakër është vetëm një nga dëshmitë e gjenocidit serb, në mesin e mbi 400 masakrave anekënd Kosovës.

“Me 28 mars 1999, në Izbicë koha u ndal. Vdekja mbuloi fshatin. Ushtarët, policët dhe paramilitarët serbë nuk kursyen askënd. Nga më të vegjëlit e deri te më të moshuarit, 147 civilë të paarmatosur e të pafajshëm, u kthyen në cak të një prej krimeve e masakrave më makabre që u kryen gjatë luftës në Kosovë. Në mesin e tyre, ishte edhe Dafina, ende pa i mbushur 6 muaj, trupi i së cilës u gjet 18 vjet pas vrasjes në varrezën masive të Petrovo Selos në Serbi.”, shkruan Krasniqi.


Lideri i PDK-së thotë se edhe sot, 23 vjet pas luftës, familjet e martirëve, Izbica, Skënderaj, dhe tërë Kosova, presin akoma drejtësi për këtë krim mizor.

“Drejtësinë do ta kërkojmë përjetësisht – ashtu siç përjetësisht do të jetojmë me kujtimin dhe nderimin e martirëve tanë. Lavdi, sot e përgjithmonë!”, ka shkruar Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Kalo në kategori