LAJMI I FUNDIT:

Bëhet shkrumb autobusi urban në Prishtinë

Bëhet shkrumb autobusi urban në Prishtinë

Një autobus urban është përfshirë nga zjarri e tymi këtë të diel në Veternik të Prishtinës – pranë një pompe derivatesh.

Pas intervenimit të zjarrfikësve, është arritur të lokalizohet zjarri dhe shuhet komplet.


Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, ka njoftuar se pos dëmeve materiale, nuk ka të lënduar nga incidenti.

“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”,deklaroi Ahmeti.

Ndërkaq, nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin në autobus. /Telegrafi/