Edhe pse kaloi një muaj që nga protesta kundër hapjes së kazinosë në afërsi të çerdhes në Tetovë, e njëjta po vazhdon të përgatitet për hapje.
Jushi Emërllahu nga Lëvizja anti-bixhoz tregon se deri te Ministria e Financave kanë dërguar kërkesë për largim të kazinove, mirëpo kërkesa e tyre, siç thotë, nuk është marrë parasysh. Nëse vazhdon kjo heshtje paralajmëron se do të dalin përsëri në rrugë, por tashmë para Qeverisë.
“Kjo kazino në afërsi të çerdhes që është afër procedurës së hapjes, kërkojmë përgjegjësi nga ministri i financave pasi që këta drejtpërdrejt lejet i marrin nga Ministria e Financave. Planifikojmë nëse nuk do të veprohet nga Ministria e Financave, ne do të detyrohemi që të dalim në rrugë dhe përgatisim protestë më të madhe që do ta bëjmë para Qeverisë edhe Ministrisë së Financave”, tha Emërllau.
Komuna e Tetovës ka një plan të sajin se si kazinove t’ua rrisë harxhimet kazinove. Kryetari i Këshillit Komunal, Besar Durmishi thotë se rritja e tatimit për reklamat ndriçuese do ta vështirësonte funksionimin e kësaj veprimtarie, ndërsa nga Kuvendi do të kërkojnë që kazinotë të jenë 500 metra larg ¬çerdheve edhe objekteve fetare.
“Sektorit për veprimtari komunale veçse i janë dhënë detyrat që të përpilojë një listë tjetër dhe një program për vitin 2022 për çmimoren e sinjaleve ndriçuese që i kanë ato reklamat, që të ketë çmim më të lartë që të vështirësojë punën e kazinove, gjegjësisht këtij sektori, kësaj veprimtarie të biznesit. Do të kërkojnë nga këshilltarët që të mbajmë një seancë vetëm për këtë veprimtari apo problematikë ku do të nxjerrim konkluzione dhe kërkesat tona që t’i delegojmë deri tek Qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë”, tha Durmishi.
Në fund të muajt shkurt, në Tetovë u protestua për mos hapjen e një kazinoje në afërsi të çerdhes, por as Ministria e Financave e as Qeveria nuk i mori parasysh kërkesat e qytetarëve./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve