LAJMI I FUNDIT:

​Kurti tregon për grantet do të jepen për komunitetet

​Kurti tregon për grantet do të jepen për komunitetet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkëbisedoi sot me përfaqësuesit e komunitetit ashkali për sfidat dhe mundësitë e këtij komuniteti, në tryezën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit.

“Ashkalinj në Kosovë ka më shumë se sa që duket, më shumë se sa që njerëzit kanë përshtypje dhe besoj që bashkërisht do të mund ta ndryshojmë edhe përfaqësimin edhe pjesëmarrjen në përputhje me numrin e juaj me popullsinë e gjithmbarshme, dhe me të drejtat që iu takojnë, edhe me të mirat të cilat i meritoni”, tha kryeministri.


Ai i falënderoi për angazhimin e deritanishëm dhe u zotua për të punuar bashkë më shumë e më mirë për komunitetin ashkali se cilado Qeveri e Kosovës së pasluftës.

Duke u shprehur i lumtur me përfaqësimin nga shoqëria civile dhe nga institucionet, kryeministri veçoi faktin se komuniteti ashkali përfaqësohet në pozita të larta në institucione qendrore e lokale.

Ai i njoftoi se tani fillojnë punën praktike të rejat dhe të rinjtë ashkali, që janë pranuar përmes konkursit të hapur për komunitetet nga Zyra për Çështjet e Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit.

Ndërsa, duke folur për grantet që do të ofrohen nga Zyra për Çështjet e Komuniteteve, me buxhet prej 1.5 milion euro, u bë e ditur se thirrja e parë është e hapur edhe për 6 ditë, ndërsa 2 thirrje të tjera do të hapen në prill dhe gjatë muajve të verës. Grantet do të ipen për punësim, për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe për aktivitete kulturore të komuniteteve.

E këto grante shkojnë krahas me investimin tonë të përgjithshëm në arsim, tha kryeministri.

Ai veçoi memorandumin e lidhur javën e kaluar mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për bursa për studentët nga komunitetet ashkali, rom dhe egjiptian dhe ndarjen e buxhetit prej 150 mijë euro për bursa për nxënësit e këtyre komuniteteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori