LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i aksidenteve në 2 muajt e parë të vitit në Shqipëri

Bie numri i aksidenteve në 2 muajt e parë të vitit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Në dymujorin e parë të vitit 2022 numërohen 184 aksidente rrugore në të gjithë Shqipërinë, në krahasim me 204 aksidente të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u ulur me 9.8 për qind.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, bëri të ditur sot se në këtë periudhë, numri i të aksidentuarve është 247 persona nga 268 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më pare, ose 7.8 për qind më pak krahasuar me vitin 2021.

Sipas DPSHTRR-së, edhe numri i aksidenteve i shkaktuar nga drejtues mjeti nën 25 vjeç ka shënuar rënie me gati 30 për qind. Ndërsa, 25 për qind e aksidenteve janë shkaktuar nga grupmosha 25-34 vjeç, ose 23 për qind më pak se në vitin 2021.


“Kemi shoferë të rinj më të kujdesshëm. Teksa numri i mjeteve në qarkullim rritet, numri i aksidenteve ulet”, theksoi DPSHTRR.

Sipas DPSHTRR-së, indeksi i vdekshmërisë për 10,000 mjete llogaritet 1.8 në periudhën Janar-Shkurt, duke shënuar ulje me 33 për qind krahasuar me 2021.

Ndërkohë 29 aksidente janë shkaktuar nga sjellja e këmbësorëve si shkak “kalim rruge pa kujdes”. Kjo shifër rezulton 28 për qind më e ulët krahasuar me vitin 2021. /Telegrafi/