LAJMI I FUNDIT:

Papastërtia në Tetovë, ankohen qytetarët

Papastërtia në Tetovë, ankohen qytetarët

“Pastërtia në Tetovë është një pikë e dhimbshme tash e më se një dekadë, ndërkohë që, vetëm në ditën e pranverës, merren aksione për pastrimin e qytetit. Banorët kërkojnë që, aksione apo punë për pastrimin e qytetit, të ketë çdo ditë, dhe jo vetëm në ditën e pranverës,. E sidomos kërkohet që këta kontejnerë që bllokojnë trotuaret, duke detyruar njerëzit të ecin në rrugë, të dislokohen në vende më të sigurta”.

Qytetarët thonë se autoritetet duhet të angazhohen çdo ditë për mirëmbajtjen e qytetit dhe jo vetëm një herë në vit.

“Duhet edhe atë shumë, papastërti e madhe është, ka nevojë më tepër të punohet. Duhet çdo ditë me u bë, një ditë në vit është si pa hiç. Duhet përditë të pastrohet”, thotë një banor.


“Duhet të ketë pastërti jo veç një herë në vit, po çdo javë duhet të dali. Kontejnerë nuk ka sa duhet s`mjaftojmë, duhet më tepër me pas”, shprehet një banor tjetër.

Kreu i Tetovës Bilall Kasami, ka premtuar shtimin e numrit të kontejnerëve dhe fushatë për mos hedhje të mbeturinave kudo.

“Sigurisht që do shkojmë fillimisht me fazën e edukimit dhe sensibilizimit, e më pastaj, nëse do ketë qytetarë që edhe pas kësaj nuk do jenë të gatshëm të kujdesen për ambientin, do vjen edhe faza e dënimeve”, thotë i pari i Tetovës, Bilall Kasami.

Me rastin e Ditës së Planetit Tokë, kreu i komunës së Tetovës bashkë me administratën por edhe drejtuesit e shkollave, në mënyrë simbolike, kanë realizuar aksion për pastrimin e Tetovës nga mbeturinat, ndërsa kanë vizituar edhe dy deponitë jolegale që janë në dalje të qytetit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Kalo në kategori