LAJMI I FUNDIT:

Shkalla e papunësisë në Maqedoni është 15.7 përqind

Shkalla e papunësisë në Maqedoni është 15.7 përqind

Në vitin 2021 popullata aktive në Maqedoninë e Veriut ishte 943.004 persona, nga të cilët të punësuar janë 795.097, ndërsa 147.917 persona janë të papunë, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika.

Nga të dhënat mund të shihet se shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 56.0 përqind, shkalla e punësimit 47.2 përqind, ndërsa shkalla e papunësisë arrin në 15.7 përqind.

Sipas Entit Shtetëror për Statistika, shkalla e papunësisë në vitin 2020 ishte 16.4 përqind.