Një muaj pas shpalljes së rezultateve të konkurseve vjetore për Programin vjetor me interes nacional 2022, në Ministrinë e Kulturës kanë filluar të nënshkruhen kontratat me fituesit, ndërsa paralelisht po depozitohen edhe ankesat për projektet e refuzuara dhe të pavlefshme. Të drejtën e rishqyrtimit e kanë ato aplikues projektet e të cilëve janë refuzuar, ose nuk janë mbështetur financiarisht në nivelin e duhur, të cilët ankesën ia adresojnë ministrisë dhe Komisionit shtetëror të shkallës së dytë për vendimmarrje në procedurat administrative (15 ditë pas marrjes së vendimit nga MK). Ankesat shqyrtohen nga Komisionet e kulturës dhe në Komisionin shtetëror, ku ankimi është një veprim krejtësisht formal dhe pa asnjë rezultat.
Edhe këtë vit, numri më i madh i ankesave janë në veprimtarinë e Botimit, Muzikës, Folklorit, ku pas shpalljes së rezultateve nga MK individë, shoqëri e shoqata reaguan për projektet e refuzuara dhe shumat e vogla që iu dedikuan, duke i cilësuar si politika diskriminuese ndaj kulturës shqiptare. Ansamblet folklorike (“Emin Duraku” – Shkup, “Xheladin Zeqiri” – Tetovë, “Bajram Shabani” – Kumanovë dhe “Ibe Palikuqi” – Shkup) iu drejtuan ministres së Kulturës me një letër të hapur ku kërkonin të rishikohen projektet e refuzuara. Në veprimtarinë botuese pati reagime më të shumta ku botues akuzuan se janë miratuar projekte autorësh anonimë, shoqata fantome pa kurrfarë bagazhi artistik dhe janë miratuar projekte me konflikt interesi. Ministria e Kulturës nuk ka komentuar në asnjë rast, madje ka qenë e rezervuar të publikojë përqindjet që kanë marrë projektet që lidhen me kulturën shqiptare. Nga ana tjetër ministrja e Kulturës, Bisera Kostandinova Stojçevska gjatë shpalljes së rezultateve pati deklaruar se
“Duke mbështetur projekte cilësore me shuma reale, Ministria e Kulturës dëshiron të inkurajojë dhe nxisë aplikantët që në të ardhmen të fokusohen në këtë mundësi për të realizuar projektet e tyre. Fatkeqësisht, ka aplikime që nuk plotësojnë as titullin e konkursit. Këtë vit, në filtrin e komisioneve kanë rezultuar 3769 aplikime valide e për të cilat u akorduan një miliard e pesëdhjetë e tre milionë denarë, ose 66 milionë denarë më shumë sesa për Programin e vitit 2021.
Lidhur me gabimet në aplikim që u bënë shkas që të zgjatej afati i konkurrimit, Ministria e Kulturës u shfajësua duke deklaruar se përmbajtja e konkurseve, kushtet ishin më të sakta dhe kërkesat më specifike në krahasim me vitet e kaluara, por disa nga aplikantët nuk i kanë respektuar duke bërë që një numër i madh aplikimesh të shpalleshin të pavlefshme. MK këtë vit pati ankesa edhe sa i takon cilësisë së dobët së projekteve “online” në shumë veprimtari dhe aktivitete, alternativë që ka kosto të ulët mbledh më shumë publik dhe është zbatuar në botë që nga periudha e pandemisë. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Keqpërdorimi i resurseve publike cenon integritetin e garës zgjedhore
VLEN: Dënojmë provokimet që vështirësojnë dinamizimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së
Dialogu strategjik me SHBA, Arifi: Kosova nuk po përparon, shumë vonë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025