Paratë e falsikuara janë shtuar së fundmi në Kosovë, ndërsa Policia e Kosovës raportoi se ka sekuestruar 1,100 euro vetëm gjatë 24 orëve të fundit në tri qytete të ndryshme.
Ajo që bie në sy është se të gjitha kartëmonedhat e sekuestruara janë prerje 100 euroshe. Me to është blerë në markete si dhe në disa raste janë deponuar edhe në banka.
Më së shumti raste janë lajmëruar në Prishtinë, gjithsej 4 raste, në njërin prej të cilëve, një menaxher i marketi në rrugën “Rober Doll” ka njoftuar se katër persona të dyshuar kanë blerë gjësende me 500 euro, të gjitha prerje 100-she. Me kartëmonedhë 100 euroshe është blerë edhe në një market tjetër në rrugën “Fadil Vata”.
Ndërsa në dy raste të ndryshme, policia është ftuar edhe në dy institucione bankare për shkak të parave të flasikuara, gjithsej 200 euro, me kartëmonedha nga 100 euro në secilin rast.
Një rast tjetër i falsikimit të parasë është njoftuar edhe në fshatin Lluzhan të Podujevës ku ankuesi, ka raportuar se në marketin ku ai është menaxher, ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro e falsifikuar.
Prerje prej 100 eurove false janë raportuar edhe në Gjakovë. Në dy raste të ndryshme, zyrtarët e bankës kanë raportuar se gjatë numërimit të parave kanë hasur në kartëmonedha të falsifikuara.
Policia e Kosovës ka njoftuar se për të gjitha rastet ka sekuestruar kartëmonedhat e falsifikuara për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti
Ish-ministri i Mbrojtjes bën thirrje për vigjilencë: Serbia, Rusia dhe Kina po përpiqen të destabilizojnë Kosovën
Vijon sezoni i plazhit në Durrës, rezervime edhe për muajin shtator
Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar