LAJMI I FUNDIT:

ASH: Spasovski e rikonfirmoi se është bashkëmendimtar i antishqiptarit Frçkovski

ASH: Spasovski e rikonfirmoi se është bashkëmendimtar i antishqiptarit Frçkovski

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili sot tha se në uniformat e njësitit special “Tigrat” nuk do të ketë mbishkrime në gjuhën shqipe.

Ata thonë se Spasovski, e rikonfirmoi se është një bashkëmendimtar i antishqiptarit Fërçkovski dhe shumë tjerëve në partinë ku bëjnë pjesë.

“Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot e rikonfirmoi se është një bashkëmendimtar i antishqiptarit Fërçkovski dhe shumë tjerëve në partinë ku bëjnë pjesë. Me deklaratën e sotme kundër përdorimit të gjuhës shqipe në emblemat e njësitit “Tigrat”, Spasovski na tregoi se kush e ndalon edhe pjesmarrjen e shqiptarëve në këtë njësit. Arsyetimet e llojit se qenkan në nivel qendror nuk mbajnë, sepse me këtë logjikë i bie se gjuhën shqipe do ta ndalojnë edhe në ministri, Kuvend e Qeveri. Vetë ministria ku bëjnë pjesë është më qendrore dhe më e lartë sesa njësiti “Тigrat”. Sidoqoftë, Spasovski tregoi se kush vendos në këtë ministri dhe Qeveri dhe se zëvendësit të tij, Nazim Bushi, përsëri ia paska mbyllur gojën dhe ia ka ndaluar fjalën”.


Spasovski: Emblemat e policisë në dygjuhësi do të jenë vetëm për nivel lokal
Lexo po ashtu Spasovski: Emblemat e policisë në dygjuhësi do të jenë vetëm për nivel lokal

“Kujtojmë se ndryshimet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve u bënë për ta ngritur gjuhën shqipe në organe qendrore dhe jo për ta lokalizuar edhe më shumë për përdorim në çajtore me çka mburret tani e dy dekada kryetari i partisë në pushtet, Ali Ahmeti. Aleanca për Shqiptarët rikujton Oliver Spasovskin se as njësiti “Тigrat” e as ministria që drejton nuk mund të sillen siç duan ata. Nëse i keni marrë peng funksionarët e BDI-së, mos mendoni se mund t’i nënçmoni dhe shkelni gjithë shqiptarët”, thonë nga ASH.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kalo në kategori