Kompanitë e video-lojërave Electronic Arts dhe UbiSoft kanë ndaluar ekipet ruse në garat e tyre profesionale, për shkak të pushtimit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë
Electronic Arts përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se lojtarët dhe ekipet e eSports me bazë në Rusi dhe Bjellorusi nuk do të lejohen të marrin pjesë në organizimet profesionale në video-lojërat Apex Legends dhe FIFA 22, vendimi siç duket është i vlefshëm edhe për organizimet të cilat janë duke u mbajtur për momentin.
“Ne vazhdojmë të jemi të tronditur nga konflikti që po shpaloset në Ukrainë dhe bashkohemi me kaq shumë zëra në mbarë botën duke bërë thirrje për paqe dhe fundin e pushtimit. “Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin e Ukrainës” shkroi EA në Twitter.
“Ne kemi marrë vendimin për të hequr Rusinë dhe Bjellorusinë si vende të pranueshme në programet tona eSports. Në mënyrë efektive menjëherë, lojtarët dhe skuadrat në Rusi dhe Bjellorusi nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në Seritë Globale Apex Legends dhe Seritë Globale të EA Sports FIFA 22”.
— Electronic Arts (@EA) March 16, 2022
Një vendim të ngjashëm e ka njoftuar edhe kompania e video-lojërave Ubisoft, ku ka ndaluar të gjitha organizimet për ekipet dhe lojtarët rus, duke e ndaluar “Russian Major League” në video-lojën RainbowSix siege.
Siç duket Ubisoft ka lejuar që ekipet dhe lojtarët rus të garojnë me emër neutral, duke mos e përfaqësuar Rusinë.
“Në dritën e tragjedisë së vazhdueshme në Ukrainë, të gjitha garat zyrtare në portofolin tonë të lojërave në Rusi, si Liga e Madhe Ruse në Rainbow Six Siege janë pezulluar”. Lojtarët rusë do të jenë ende në gjendje të konkurrojnë në garat rajonale dhe ndërkombëtare nëse dëshirojnë, por do t’u kërkohet të konkurrojnë nën një flamur neutral dhe kanë pranuar ta bëjnë këtë”.
/Telegrafi/
— Rainbow Six Esports (@R6esports) March 16, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze