Angellovska-Bezhoska: Denari është stabil, këmbimi i tij është harxhim i panevojshëm për qytetarët
“Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut me të gjitha përgjegjësitë qëndron prapa faktit se denari është stabil dhe do të mbetet i qëndrueshëm. Nuk ka arsye për të ndryshuar kursin, nuk do të përfitojë askush”.
Këtë në një intervistë për AIM, e theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska. Ajo thekson se Banka Popullore ka kapacitete dhe mjete për ta mbrojtur kursin e denarit, nëse paraqitet nevoja.
Ajo shtoi se kjo është dëshmuar tre dekadat e fundit, kur në shumë kriza është ruajtur me sukses stabiliteti i monedhës vendase.
“Ne kemi kapacitete dhe kemi mjete për të mbrojtur kursin e denarit, nëse lind nevoja. Kemi më shumë instrumente në dispozicion, do të theksoj më të rëndësishmit – rezervat valutore, të cilat janë të larta, 3.4 miliardë euro, ose dy herë më shumë se në 2008, vit krize financiare globale , kur edhe me sukses e ruajtëm stabilitetin e denarit. FMN në raportin e fundit për vendin, të publikuar muajin e kaluar, thekson se niveli i rezervave valutore është në përputhje me politikën e kursit që ne aplikojmë”, theksoi Anita Angelovska-Bezhoska.
Sipas saj, Banka Popullore ka hapësira shtesë për veprim të shpejtë dhe efikas nëse ka nevojë për zbutjen e efekteve të mundshme negative në ekonominë vendase dhe tregjet financiare, duke pasur parasysh pasigurinë e krizës aktuale ekonomike dhe gjeopolitike globale.
Lidhur me informacionet se nuk ka valuta të huaja në treg, guvernatorja theksoi se kjo nuk është e vërtetë dhe apelon qytetarët që të mos dorëzohen para spekulimeve të tilla.
“Këto spekulime po u shkaktojnë dëme materiale qytetarëve. Jemi dëshmitarë se në një kohë krize, disa qytetarë ende po përdorin konvertimin e kursimeve në valuta të huaja apo blerjen e valutave të huaja. Përveç kësaj, spekulohet se nuk ka valutë në treg, gjë që absolutisht nuk është e vërtetë. Në këtë mënyrë krijohet një panik i pabazë dhe qytetarët në bazë të spekulimeve paguajnë çmim më të lartë për ndryshimin e valutave dhe humbasin fonde”, thekson guvernatorja.
Sipas saj, Banka Popullore planifikon masa të ngjashme me ato të krizës shëndetësore kur pati vonesa të përkohshme në detyrimet kreditore të qytetarëve dhe kompanive./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova