LAJMI I FUNDIT:

Studenti i UP-së publikon punim në revistën më me renome në botë

Studenti i UP-së publikon punim në revistën më me renome në botë

Studenti i UP-së, Rilind Shala ka publikuar punim në revistën më të rankuar në botë në Fizioterapi dhe Mjekësi Sportive, British Journal of Sports Medicine

Revista është e para në botë nga 262 revista të këtij drejtimi, sipas platformës Scopus, me impact factor 13.8.

Rilind Shala është student i vitit të parë, drejtimi Master Shkencor në Fizioterapi, pranë Fakultetit të Mjekësisë – Universiteti i Prishtinës.


Padyshim që është një arritje shumë e lartë shkencore si për Universitetin e Prishtinës, ashtu edhe për Katedrën e Fizioterapisë që përmendet në revistën me renome ndërkombëtare dhe që ka kriterin e pranimit të një punimi me vetëm 18%.

Për Rilindin ky nuk është punimi i parë, pasi që i ka edhe 4 punime tjera shkencore në revista ndërkombëtare si autor i parë – korrespodent, e që ndikon drejtpërsëdrejti në ngritjen e pozitës së UP-së në ranglistën botërore. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Sa vërtet duhet të jetë TENSIONI NORMAL I GJAKUT për moshën tuaj

Shëndetësi
Kalo në kategori