Ndieni një erë të pakëndshme nga hunda: Simptoma e “neveritshme” tregon katër probleme shëndetësore
A e dini pse ndonjëherë ndodh që hunda t’ju “qelbet”?
Nëse keni një erë të pakëndshme në hundë që ndihet që në momentin që ngriheni dhe qëndron gjatë ditës, shkaku mund të jetë një nga disa probleme shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Sinusiti
Sinusiti, i njohur më mirë si infeksion i sinusit, manifestohet me simptoma të tilla si ndjenja e presionit në sinus, mbyllje e hundës ose rrjedhje e hundës, dhimbje në zgavrat e sinusit, dhimbje koke dhe erë e keqe. Shumica e rasteve të sinusitit zgjasin nga tri deri në tetë javë, ndërsa infeksionet që zgjasin më shumë se 12 javë quhen sinusit kronik. Për fat të mirë, kjo gjendje zakonisht largohet vetvetiu dhe në raste të rënda, përshkruhen antibiotikë.
Higjiena e dobët e dhëmbëve
Bakteret mund të qëndrojnë në zgavrat e dhëmbëve, duke lëshuar gazra të pakëndshme si squfuri ndërsa shpërbëhen. Këto gazra mund të kalojnë nëpër vrima të vogla në pjesën e pasme të gojës që lidhen me sinuset dhe shkaktojnë një erë të pakëndshme në hundë.
Pirja e duhanit
Cigaret dhe duhani që përtypet përmbajnë kimikate që dobësojnë dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve, duke shkaktuar erë të keqe të gojës, sëmundje dentare dhe ndonjëherë erë të pakëndshme. Përveç kësaj, pirja e duhanit mund të prishë shqisën e nuhatjes, në mënyrë që diçka që mund të mos jetë e pakëndshme, e përjetoni si erë të keqe.
Probleme me tretjen
Gjendje të tilla si refluksi acid mund të shkaktojnë shije të keqe në gojë dhe erë të keqe. Gjendje të tjera të lidhura me erën e keqe të gojës, edhe pse më pak të zakonshme, përfshijnë diabetin, sëmundjet e mëlçisë dhe sëmundjet e veshkave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare