LAJMI I FUNDIT:

Ngritja e çmimeve, dita e 4-të e protestës në Shqipëri – qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Ngritja e çmimeve, dita e 4-të e protestës në Shqipëri – qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët shqiptarë, të shumtë në numër, u mblodhën edhe këtë të shtunë para Kryeministrisë në ditën e katërt të protestës me disa kërkesa të qarta për kreun e Qeverisë, duke i kërkuar këtij të fundit të marrë masat e nevojshme për të ulur çmimin e karburantit dhe produkteve bazë të shportës.

Ndonëse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se sot ka nisur puna e bordit të kontrollit të furnizuesve të naftës dhe Qeveria është mbledhur për te miratuar paktën anti-krizë, qytetarët janë mbledhur sërish.


Thirrja kryesore e këtij marshimi ishte “ne nuk po bëjmë politikë”.

Qytetarët kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ata mbajnë pankarta në duar dhe kërkojnë uljen e çmimeve.

Kujtojmë se revolta e qytetarëve erdhi pas mëngjesit të 7 marsit, atëherë kur çmimet e produkteve të ndryshme, në supermarkete, apo shërbime të tjera, si transporti rrugor, pësuan një rritje drastike.

Çmimi i naftës, brenda 24 orëve, u kushtoi atyre 30-35 lekë më shumë se një ditë më parë.

Nga ana tjetër, aktivistët, nëpërmjet kanaleve online, iniciuan grumbullimet e para.

Kështu pasditja e së mërkurës i gjeti qytetarët poshtë derës së “drejtuesit të qeverisë”, si për t’i kërkuar “llogari” për çdo qindarkë të shpenzuar më tepër.

Manifestimet u shtrinë në akset kryesore të Tiranës, duke i “paralizuar” ato. Të nesërmen, strukturat policore, në bazë të provave të grumbulluara, kryen arrestime për vepra të ndryshme penale.

Një gjë tjetër ndodhi të enjten pasdite, e cila ofroi dy këndvështrime të ngjarjes.

Atë të qytetarëve që shprehnin kundërshtinë e tyre poshtë zyrës së kryeministrit dhe, atë të Ramës, i cili  në një dalje të paralajmëruar, po zhvillonte një bashkëbisedim online me ndjekësit e tij në Facebook.

Shpesh, gjatë bisedës, qartazi dëgjoheshin edhe brohoritjet e protestuesve, të cilët interferonin në live-video. Kryeministri bëri me dije se kabineti qeveritar brenda 48 orëve do të shpallte një plan konkret.

Ai vuri theksin, veçanërisht, tek bashkimi, e vërteta dhe faktet e problemit.

Me një ton të butë, duke i rikthyer qytetarëve në ditën e tërmetit dhe pandemisë, theksoi se “ashtu siç i dolëm në mbrojtje familjeve të këtij vendi, ashtu do t’i dalim sërish në mbrojtje familjeve të këtij vendi në këtë situatë krize”.

Qeveria në një tryezë mblodhi të gjithë furnizuesit e naftës, duke u bërë me dije se do të ngrihet një bord mbikëqyrës pikërisht për ta.

Kjo me qëllimin e vetëm, të mos ketë më çmime abuzive që u rëndojnë xhepave të qytetarëve.

Rama këtë herë, me tone më të ashpra, premtoi se furnizuesit e naftës do t’i hiqej licenca nëse ky i fundit do të shkelë marzhin e përcaktuar të fitimit.

Por edhe kjo nuk e ndali zemërimin e qytetarëve.

Në po të njëjtën orë, ata u grumbulluan përballë Kryeministrisë, ndërsa bënë thirrje se të shtunën e 12 marsit, do të vazhdojnë me kauzën e tyre.

Ndryshe nga ato të mëparshmet, ku qytetarët manifestuan veçmas, në qytete të ndryshme, sot, “Shqipëria” do të mblidhet në sheshin e kryeqytetit. /Tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori