LAJMI I FUNDIT:

Nuredini thotë se për momentin Maqedonia ka edhe gaz edhe naftë

Nuredini thotë se për momentin Maqedonia ka edhe gaz edhe naftë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në paraqitjen e tij të sotme siguroi se vendi aktualisht ka sasi të mjaftueshme me naftë dhe gaz, energji kjo që siguron ngrohje për qytetarët.

Nuredini theksoi se Qeveria është angazhuar që të sigurojë energji të mjaftueshme për vitin e ardhshëm.

“Ky është një problem global dhe edhe gjendja me energjinë është globale për momentin. Normalisht keni dëgjuar se BE është duke ulur importin e energjisë, gazin dhe naftën nga Rusia dhe normalisht jemi bashkë me atë në të njëjtën gjendje. Ideja nuk është që të përdorim çdo material për t’u ngrohur”.


“Ne si Qeveri po përgatitemi për të ardhmen, të mendohemi që të kemi mjaftueshëm energji për ngrohje në dimrin e ardhshëm. Tani për tani po fokusohemi në gjendjen e sotshme se kemi edhe pika të cilat duhet të qartësohen. Për momentin gazin dhe naftën e kemi të siguruar sipas të dhënave nga Qeveria dhe besoj se energji për ngrohje do të kemi mjaftueshëm edhe për vitin e ardhshëm”, deklaroi Nuredini.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori