Pas dy vitesh pandemi, infektivi pritet të mbyllë ciklin e spitalit Covid. Së shpejti, spitali që përballoi ngarkesën më të madhe të trajtimit të rasteve me coronavirus, do të boshatiset për t’iu nënshtruar rikonstruksionit.
Heqja e pajisjeve ka filluar, por mbyllja e plotë varet nga ecuria e pacientëve që ndodhen ende në këtë shërbim.
Mjekja Entela Ramosaço tregon se pas mbylljes së infektivit, pacientët më coronavirus do të marrin trajtim në spitalin Covid-3. Në këtë periudhë, me zbehjen e valës “Omicron” janë ulur shtrimet dhe humbjet e jetës. Por mjekët thonë se ende ka raste të rënda te personat që kanë neglizhuar shenjat e sëmundjes dhe vaksinën.
Edhe pse vala Omicron po shkon drejt fundit, mjekët thonë se coronavirusi do të jetë ende në qarkullim. Ndaj rekomandojnë vaksinimin me dozën e tretë veçanërisht për të sëmurët kronikë dhe kategoritë e tjera të riskut, raporton A2 CNN. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251