LAJMI I FUNDIT:

Tragjedi në futbollin meksikan: Dyshohet për 17 tifozë të vrarë dhe mbi 20 persona të lënduar rëndë

Tragjedi në futbollin meksikan: Dyshohet për 17 tifozë të vrarë dhe mbi 20 persona të lënduar rëndë

Të paktën 22 persona u plagosën brutalisht – dy prej tyre në gjendje të rëndë – pasi një ndeshje futbolli u shndërrua në masakër në Meksikën qendrore.

Raportime të pakonfirmuara po qarkullojnë se deri në 17 persona mund të kenë vdekur duke ndjekur ndeshjen midis nikoqirit Queretaro dhe Atlas nga Guadalajara – kampioni në fuqi i ligës.


Ndeshja u ndërpre në minutën e 62-të, kur papritmas shpërthyen përleshjet e shumta në tribuna – me burrat duke grisur fanellat e rivalëve të tyre.

Lojtarët e Atlasit u larguan shpejt në dhomat e zhveshjes, ashtu si edhe disa nga ana e Queretaro. Lojtarët e tjerë të Queretaros, përfshirë portierin uruguaian Washington Aguerre, qëndruan pranë stolit duke u përpjekur të qetësonin tifozët.

Pamjet tronditëse të shpërndara në internet tregojnë tifozët e gjakosur – disa prej tyre të zhveshur lakuriq – të shtrirë në tokë, ndërsa të tjerët vazhdojnë t’i godasin me shqelma dhe grushte.

Pas disa minutash përleshje në tribuna, disa nga përleshjet kaluan në fushë ku vazhduan të godasin me grushte dhe shkelma. Disa tifozë ishin të armatosur me karrige dhe shufra metalike.

Një tifoz mund të shihet duke tërhequr një thikë për të prerë rrjetat e një goli. Të tjerët shkatërruan stolin e njërës skuadër dhe disa luftuan në tunelin për në fushë.

“Deri më tani nuk ka asnjë raportim për vdekje; 22 persona të plagosur, nëntë prej tyre u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm dhe prej tyre, dy janë në gjendje kritike”, u tha nga agjencia shtetërore e mbrojtjes civile Queretaro.

“Pjesa tjetër është e qëndrueshme. Duhet përmendur se të gjithë të plagosurit janë meshkuj dhe për momentin konfirmohet se katër ishin nga shteti i Jalisco”.

Guadalajara është kryeqyteti i Jalisco.

Liga dënoi dhunën në një mesazh në llogarinë e saj zyrtare në Twitter. Presidenti i Ligës, Mikel Arriola tha se ndeshja nuk do të rifillonte të shtunën. Ai tha se përgjegjësit për mungesën e sigurisë në stadium do të ndëshkohen.

Tifozët e futbollit u përgjigjën me neveri të madhe kur fotot dhe videot e përplasjes u shpërndanë në mediat sociale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori