LAJMI I FUNDIT:

Zhytësi kroat theu rekordin Guinness për shëtitjen në ujë me një frymë të vetme

Zhytësi kroat theu rekordin Guinness për shëtitjen në ujë me një frymë të vetme

Një zhytës kroat kreu një shëtitje nën ujë dhe theu një rekord botëror Guiness duke ecur më shumë se 106 metra me një frymë të vetme.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Rekordet Botërore të Guinness-it thanë se Vitomir Maricic theu rekordin për ecjen më të gjatë nënujore me një frymëmarrje kur përshkoi një distancë prej 106 metrave në fund të një pishine.

Maricic, i cili e përfundoi ecjen e tij në 3 minuta e 6 sekonda, tha se nuk i duhej të bënte shumë stërvitje për rekord, pasi ai ishte tashmë një zhytës i lirë dhe një ekspert në apnea dinamike, arti i mbajtjes së frymës gjatë lëvizjes.


“Si një zhytës i lirë profesional, nuk kam nevojë të përgatitem aq shumë për ndonjë rekord të mbajtjes së frymës”, tha ai për Guinness. /Telegrafi/