Nga: Anna Politkovskaya
Përktheu: Elda Buda (1958-2006)
– Pjesë nga vepra “Çeçenia, turpi i Rusisë” që flet për kalvarin e një populli dhe të një plage në ndërgjegjen botërore. Autorja – gazetare, shkrimtare dhe aktiviste e të drejtave të njeriut – vritet në ashensorin e ndërtesës ku jetonte. Ndonëse më 2014 pesë persona arrestohen dhe dënohen për këtë vrasje, dyshimet janë se vrasja ishte e porositur nga regjimi i Vladimir Putinit –
Mbi tavolinë një orë mekanike vazhdon tiktakun e saj. Është e kurdisur dhe numëron orët që vijnë. Njeriu, duke i kuptuar rregullat që drejtojnë orën, e kurdis çdo mëngjes, që koha mos të ndalet kurrë.
Por njeriu është një qënie e çuditshme. Shqetësohet shumë për akrepat që i tregojnë orën, por mendon pak për kohën. Në shtator 1999 Vladimir Putini, pasi e kishte “kurdisur” pak orën dhe pasi kishte recituar për njerëzit rolin e antiterroristit, shpërtheu në Rusi luftën e dytë çeçene.
Dhe Putini arriti ta kthente kohën prapa. Po kaq shpejt, së bashku me luftën e dytë çeçene, shpërtheu në Rusi një luftë e re, kësaj here shkatërrimtare.
Sot akrepat tanë ecin vetëm prapa. Lufta e re civile nuk u shpall vetëm kundër një populli të territorit rus, por kunder të gjithëve. Secili ka pjesën e tij. Lufta lë gjurmët e saj në çdo qytet, në çdo rajon, në çdo republikë. Ajo i ka përfshirë të gjithë dhe të gjithë marrin pjesë në të, por gjithashtu edhe autorja e këtij libri nuk i shpëton këtij rregulli.
Në ç’epokë jetojmë? Ç’është kjo luftë e re? Cili është ritmi që karakterizon shoqërinë tonë? Cilët jemi ne, qytetarët rusë të fillimit të shekullit të XXI-të?
Ne? Ne jemi të gatshëm të vrasim për çdo fjalë, që nuk na pëlqen. Jemi jotelerantë dhe të rreptë.
Ne? Ne, shumë thjesht, kemi rifilluar të vëmë në qarkullim koncepte të rënda si ai i “armikut të popullit”, dhe ia vëmë këtë etiketë të gjithë atyre, që nuk mendojnë si shumica, pa asnjë lloj dallimi.
Ne? Ne kemi pranuar se një plumb në kokë është mjeti më i thjeshtë dhe më i natyrshëm për të zgjidhur çfarëdo lloj konflikti, sado i vogël qoftë.
Ne? Ne, të vyshkur nga lufta, urrejmë më shumë sesa duam. Urrejtja është lutja jonë. Shtrëngojmë grushtet me vullnetin tonë, por kemi vështirësi të hapim duart. Edhe një herë, në vend që të mbushim mushkëritë me ajër, ushqehemi me gjakun e bashkatdhetarëve tanë, pa na u dridhur qerpiku.
A nuk është kjo luftë civile?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPiktura e Caravaggios e cila gati sa nuk u shit për 1500 euro!
Vitet e fundit të Ismail Qemalit
Si e ndërtoi bota Perëndimin?
Historia e fisit Shala
Protestat studentore të vitit 1970 të cilat tronditën ShBA-në
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'