LAJMI I FUNDIT:

Moti sot, reshje vetëm në rrafshin e Dukagjinit – nga e mërkura intervale me diell

Moti sot, reshje vetëm në rrafshin e Dukagjinit – nga e mërkura intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se nga sot reshjet parashihen të vazhdojnë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.

IHK një parashikimin javor të motit thekson se nga e mërkura e tutje, parashihen edhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.


Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do  të arrijë mbi 12m/s. /Telegrafi/