LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohet rritja e pensioneve në Maqedoni, ende nuk dihet modeli

Paralajmërohet rritja e pensioneve në Maqedoni, ende nuk dihet modeli

Në fillim të muajit mars është paraparë takim mes përfaqësuesve të qeverisë dhe Shoqatave të Pensionistëve për ndryshimin e metodologjisë dhe harmonizimin dhe rritjen e pensionit me qëllim që të gjendet model që do të mundësojë zgjidhje në afat gjatë.

Në takimin e parë gjatë muajit shkur u dakordua nevoja për ndryshimin e modelit që pensionet të rriten, por nuk u përmend se si do të ishte rrotja dhe si do të arrihej deri aty.

Nga MPPS theksojnë se pas takimit me shoqatat dhe Partinë e Pensionistëve, janë dhënë disa propozime për ndryshime të metodologjisë.


Kujtojmë se sipas Fodit për Sigurim Invalidor dhe Pensional në janar të vitit 2022 në Maqedoni 326.841 persona kanë shfrytëzuar pensionin.