LAJMI I FUNDIT:

“Nuk mundem më, ju lutem ndaluni” – ukrainasi më i fortë në botë në CS:GO me postime prekëse në Twitter

“Nuk mundem më, ju lutem ndaluni” – ukrainasi më i fortë në botë në CS:GO me postime prekëse në Twitter

Lojtari numër një në botë sa i përket CS:GO, Oleksandr “s1mple” Kostyliev, ka shprehur ankthin dhe frikën përmes postimeve në Twitter, pas ngjarjeve të fundit mes Rusisë dhe Ukrainës.

S1mple i cili për momentin ndodhet në turneun IEM Katowice në Poloni, ka bërë thirrje për paqe përmes Twitter, duke shprehur se është i lodhur nga lajmet e fundit.


Në njërin nga postimet e ti në Twitter, pak orë para se Ukraina të sulmohej, s1mple shkroi “Nuk mundem më, ju lutem ndaluni, ne të gjithë kemi nevojë për paqe”.

Disa orë më vonë s1mple përsëri kishte bërë një postim duke thënë se shteti i tij është bombarduar.

Lojtarët e tjerë profesionist të CS:GO, si EliGE, FalleN dhe të tjerë i kanë ofruar mbështetje dhe janë lutur për s1mple, përmes komenteve në Twitter.

Reagime ka pasur edhe nga ekipi i tij “Na’Vi” përmes një postimi në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Kalo në kategori