LAJMI I FUNDIT:

Tenisti gjerman Zverev shkakton skandal duke sulmuar gjyqtarin me reketë pas humbjes – ai është skualifikuar nga turneu në Acapulco

Tenisti gjerman Zverev shkakton skandal duke sulmuar gjyqtarin me reketë pas humbjes – ai është skualifikuar nga turneu në Acapulco

Tenisti gjerman Alexander Zverev ka bërë një skandal të paprecedentë në turneun ATP në Acapulco të Meksikës, ku pas ndeshjes me çifte ai sulmoi gjyqtarin dhe tentoi ta godiste me reketë.

Incidenti ndodhi pasi ai dhe partneri i tij Marcelo Melo humbën ndaj Harry Heliovaare dhe Lloyd Glasspool.


Zverev dhe Melo besuan se një pikë ishte dhënë gabimisht në favor të rivalëve të tyre në setin e tretë.

Tenisti i tretë në botë iu afrua karriges ku ishte ulur gjyqtari para se të fillonte ta godiste me raketë. Më pas ai u ul, por iu afrua sërish gjyqtarit dhe me sharje të forta vazhdoi të godiste raketën pranë këmbëve ndërsa gjyqtari iu shmang.

“Ti e prishe të gjithë ndeshjen. Gjithë ndeshjen e ndyrë”, bërtiti gjermani.

ATP-ja ka reaguar menjëherë dhe e ka skualifikuar Zverevin nga turneu dhe me siguri do të përballet me sanksione edhe më të rënda pas këtij incidenti të pazakontë.

Zverev duhej të luante me Peter Gojowczyk në raundin e 16-të në garën individuale, ku do të duhej ta mbronte titullin e fituar një vit më parë në Acapulco. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori