Meqenëse “kriza e moshës së mesme” nuk është një diagnozë që njihet nga mjekët, është një koncept i vështirë për t’u studiuar
Studiuesit shpesh nuk pajtohen se çfarë përbën një krizë të moshës së mesme.
Zakonisht mendohet se një krizë e moshës së mesme përfshin frikën nga vdekja ose dëshirën për të qenë sërish i ri/e re dhe emocionet e përjetuara gjatë një krize të tillë mund të mos jenë shumë të ndryshme nga shqetësimi që dikush mund të përjetojë gjatë çdo lloj krize gjatë jetës.
Shoqata Amerikane e Psikologjisë thotë se një krizë emocionale dallohet për shkak të një ndryshimi të qartë dhe të papritur në sjellje. Disa shembuj:
▪ neglizhencë e higjienës personale
▪ ndryshime në zakonet e gjumit
▪ humbje ose shtim në peshë
▪ ndryshime të theksuara në humor, rritje e zemërimit, nervozizmit, trishtimit dhe ankthit
▪ ndryshim në rutinën e marrëdhënies
Si duket një krizë e tillë?
1. Mungesë lumturie dhe kënaqësie.
2. Ndryshime në sjellje: rutina e gjumit, ndryshime në higjienë, ndryshime në dietën ushqimore, blerja e sendeve luksoze etj.
3. Ndihen bosh.
4. Rivlerësojnë zgjedhjet që kanë bërë në jetë.
5. Ndjenja të theksuara nostalgjie.
6. Krahasojnë veten me të tjerët vazhdimisht.
Shkaqet
Për shumë njerëz, mosha e mesme është një kohë kur marrëdhëniet dhe rolet po ndryshojnë. Disa njerëz mund të kenë nevojë të fillojnë të kujdesen për prindërit e moshuar gjatë moshës së mesme. Të tjerët mund të ndihen sikur fëmijët e tyre adoleshentët po rriten shumë shpejt.
Për disa njerëz, mosha e mesme mund të jetë një periudhë keqardhjeje. Procesi i plakjes bëhet më i dukshëm gjatë kësaj kohe. Disa individë mund të zhvillojnë sëmundje, ndërsa të tjerët mund të fillojnë të vërejnë rënie të aftësive fizike.
Si mund të ndihmoni njëri-tjetrin
▪ Dëgjoni pa gjykuar ndjesitë e tij/saj dhe përpiquni të bëni një bisedë të sinqertë.
▪ Jepuni kohë dhe hapësirë për t’u marrë me ndjenjat.
▪ Tregojini rëndësinë që ka të kërkuarit ndihmë.
▪ Kërkoni ndihmë të menjëhershme (të afërm, mjekë) nëse vlerësoni se ka shenja që mund t’i vendosë në rrezik jetën.
Burimet ndihmëse: Very Well Mind, Psychology Today, Anabel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe