LAJMI I FUNDIT:

Iniciativë që Tetova të bëhet me park të gjelbër

Iniciativë që Tetova të bëhet me park të gjelbër

Tetova me park. Kjo është iniciativa më e re e rreth 60 profesorëve universitarë, ekspertëve, inxhinierëve, arkitektëve dhe profileve të ndryshme të cilët kërkojnë që në Tetovë të ketë një park. Kërkesa është e adresuar deri te Komuna e Tetovës dhe këshilli komunal që të mbajë edhe seancë publike lidhur me këtë propozim konkret. Sipas Darijan Sotirosvkit, fillimisht do të duhet që kalojë në këshill ky propozim me qëllim që në të ardhmen edhe të realizohet si brez i gjelbër për qytetin e Tetovës.

“Propozojmë, brezi i parë i gjelbër i vërtetë për qytetin e Tetovës, të jetë një investim afatgjatë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, ofrimin e një oaze të gjelbër për relaksim dhe një vend ku qytetarët që jetojnë sot do të kalojnë një kohë cilësore por edhe për gjeneratat që do të vijnë të ketë një hapësirë të këtillë. Me këtë rast propozimi ynë është që brezi i gjelbër të formohet në hapësirën nga ana e djathtë në bulevardin “Video Smilevski –Bato”, në drejtim të rrugës 29 nëntori deri në rrugën Boris Kidriç. Poashtu edhe në anën e djathtë të këtij bulevardi propozojmë një brez të këtillë të gjelbër. Kjo është hapësira e fundit që është pronë shtetërore prandaj propozimi ynë është që një zgjidhje e arsyeshme dhe racionale dhe me ndikim të gjerë për qytetin”, deklaroi Darijan Sotirosvki, nga iniciativa Tetova me park.

Sipërfaqja e përgjithshme e këtij parku propozohet të jetë 21 hektarë dhe sipas kësaj iniciative, Tetova me tërë këtë hapësirë të gjelbër do të ketë shtesë hapësirë edhe për 15 hektarë. Kjo hapësirë do të përfshinte qendrën sportive, parkun Gruja Luftëtare, Monopoli, Shik Jellaku e kështu me radhë.


“Nga vet këshilli i komunës varet nëse do të krijohet brezi i parë i vërtetë i gjelbër, në hapësirën e sotme të pashfrytëzuar, hapësirë e cila pjesërisht është keqpërdorur. Poashtu janë shprehur interesa ndërtimi nga palë të ndryshme prandaj shpresojmë që komuna do të ketë qasje të vërtetë ndaj këtij propozimi”, tha Sotirovski.

Nga kjo iniciativë theksuan se më vështirë është faza e procedurave për të kaluar në këshill ky propozim, kurse më pas mund të realizohet edhe në praktikë./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Shtrenjtohet sigurimi për veturat: Cila kategori do të paguajë çmim më të lartë?

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Kalo në kategori