LAJMI I FUNDIT:

Më mirë vonë se kurrë: The Undertaker do të përfshihet në Hall of Fame WWE në WrestleMania 38

Më mirë vonë se kurrë: The Undertaker do të përfshihet në Hall of Fame WWE në WrestleMania 38

The Undertaker do t’i bashkohet Hall of Fame të WWE, pasi Superylli do të përfshihet në ceremoninë e këtij viti në fundjavën e WrestleMania.

“Taker”, një prej superyjeve më të famshëm dhe më të njohur të WWE të të gjitha kohërave është personi i parë që shpallet në listën e Hall of Fame.


Shfaqja do të mbahet më 1 prill, një natë përpara ‘Mania’ të parë të WWE – pritet të jetë e stërmbushur nga tifozët.

Ceremonia e këtij viti do të zhvillohet në qendrën “American Airlines” në Dallas, dhe për herë të parë ndonjëherë do të zhvillohet në të njëjtën natë, në të njëjtin vend, si SmackDown.

Yje të tjerë do të emërohen në javët e ardhshme, por Taker ka të ngjarë të jetë ylli kryesor që do të futet në listë.

Taker, i njohur gjithashtu si Mark Calaway, ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme në WWE, duke garuar mbi tre dekada dhe duke fituar një sërë trofesh.

The Undertaker zyrtarisht pensionohet nga WWE në paraqitjen finale në 'Seritë e Mbijetesës'
Lexo po ashtu The Undertaker zyrtarisht pensionohet nga WWE në paraqitjen finale në 'Seritë e Mbijetesës'

Superylli njihet më së shumti për rekordin e tij të mahnitshëm në ‘Mania’, ku mbeti i pamposhtur për 21 paraqitjet e tij të para në eventin më të madh të vitit të kompeticionit.

Ecuria e tij 21-0 njihej si ‘The Streak’ dhe e pa atë të grumbullonte më shumë fitore të njëpasnjëshme në këtë ngjarje se kushdo tjetër, me një farë mase, duke filluar në vitin 1991 dhe duke përfunduar në atë 2014.

Streak përfundimisht përfundoi në rrethana tronditëse në WrestleMania 30 kur ai u mposht nga Brock Lesnar, me turmën që heshti për një moment.

Legjenda 56-vjeçare performoi për herë të fundit në një luftë në WrestleMania 36, ​​duke mposhtur AJ Styles në ndeshjen e tyre të shkëlqyer në Boneyard dhe është shfaqur vetëm në disa raste që atëherë.

Dalja e tij zyrtare në pension erdhi në Survivor Series 2020, kur ai u shfaq në fund dhe mbajti një fjalim, por ishte një lamtumirë para asnjë fansi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori