LAJMI I FUNDIT:

KPMD ka iniciuar procedurë për mbrojtje nga diskriminimi për grupin “Lev Tahor”

KPMD ka iniciuar procedurë për mbrojtje nga diskriminimi për grupin “Lev Tahor”
Foto: "kumanovonews"

Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) ka iniciuar procedurë për mbrojtje nga diskriminimi të grupit fetar “Lev Tahor”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti, sipas Komisionit, zhvillohet në bazë të origjinës, fesë dhe besimit në fushën e qasjes në mallra dhe shërbime.

Nga Komisioni thonë se tashmë kishte inspektuar dhe takuar një përfaqësues të grupit “Lev Tahor”, duke identifikuar disa shkelje të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.


“KPMD do t’u dërgojë një kërkesë për deklaratë diskriminuesve të mundshëm dhe në këtë mënyrë do t’ua kalojë barrën e provës këtyre personave. Në rast se diskriminuesit e mundshëm nuk dëshmojnë të kundërtën, KPMD do të konstatojë diskriminimin dhe nëse nuk zbatohen rekomandimet do të iniciojë procedurë kundërvajtëse në gjykatën kompetente”, thuhet në komunikatë.

KPMD, siç thuhet në njoftim, ka përcjellë raportimet e mediave, si dhe deklaratat e organizatave joqeveritare për ngjarjet në Kumanovë, ndërsa pas kontrollit ka konstatuar se nuk ka pasur sulm fizik nga qytetarët kundër grupit, por informacioni që u përhap në media ka qenë i rremë.

Komisioni vlerëson se media të caktuara duhet të bëjnë hulumtimin e tyre para publikimit të lajmit, me çka do të parandalohet përhapja e lajmeve të rreme për natyrën e grupit dhe ngjarjet në Kumanovë. Komisioni thekson se informacioni i paverifikuar shkakton dëme shtesë për grupin, dezinformon publikun dhe forcon praktikat diskriminuese në shoqërinë tonë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Kalo në kategori