LAJMI I FUNDIT:

Lojtari më i pasur në eSports, “Ninja” habitë me deklaratën e tij rreth largimit nga Fortnite

Lojtari më i pasur në eSports, “Ninja” habitë me deklaratën e tij rreth largimit nga Fortnite

Streameri i njohur Tyler Blevins, ndryshe i njohur si ‘Ninja’, përmes një transmetimi live në kanalin e tij në Twitch, u tha shikuesve të tij se nuk do të kthehet në skenën konkurruese të video-lojës “Fortnite”. Kjo nuk është befasi, pasi ‘Ninja’ nuk ka marrë pjesë në një garë që nga kapitulli i dytë i sezonit të parë.

Blevins gjatë një transmetimi në kanalin e tij, iu tregoj shikuesve të tij saktësisht arsyen pse nuk do të kthehet në skenën konkurruese të Fortnite. Duket se një nga arsyet kryesore është mungesa e profesionalizmit brenda komunitetit.


Një deklaratë të tillë ‘Ninja’, e kishte dhënë edhe vitin e kaluar në transmetimet e tij.

“Çdo komunitet konkurrues është toksik. Në fund të fundit, ata janë ata që luajnë dhe njerëzit që nuk janë aq të mirë sa ata po bëjnë rregullat dhe po e balancojnë lojën që ata e dinë më mirë. Pra, ata kurrë nuk janë të kënaqur” shtoi 30 vjeçari.

Fortnite është një lojë që përqendrohet kryesisht tek adoleshentët, e kjo e bën trajtimin e komunitetit shumë më të vështirë. /Telegrafi/