LAJMI I FUNDIT:

Një super reagim nga Juanflatroo – katër vrasje në raundin e rëndësishëm gjatë finales në Esea

Një super reagim nga Juanflatroo – katër vrasje në raundin e rëndësishëm gjatë finales në Esea

Rikthimi i ekipit fantastik me emër të ri “Bad News Eagles”, është pritur mjafte mirë nga shikuesit.

Në turneun e parë të zhvilluar, arritën që të korrin sukses duke u shpallur kështu kampion të “Esea Cash Cup”.

Pesëshja e ekipit më të mirë shqiptar treguan një lojë shumë të mirë, duke mposhtur ekipin anglez “Into the Breach” me rezultat 2:0, ndërsa në finale triumfuan ndaj ekipit polak “Ungentium”, me rezultat 2:1.


Lojtari shqiptar, rigoN e eliminon me thikë lojtarin më të fortë në botë në CS:GO
Lexo po ashtu Lojtari shqiptar, rigoN e eliminon me thikë lojtarin më të fortë në botë në CS:GO

Një nga veprimet i cili i ka mahnitur shikuesit, ishte veprimi që e ka bërë lojtari ‘Juanflatroo’ në finale duke arritur që me shpejtësi të eliminojë katër nga lojtarët e ekipit kundërshtar.

Me këto eliminime, i’a bëri edhe më të lehtë fitoren ekipit të tij dhe duke marrë me vete çmimin prej 2600 euro. /Telegrafi/