LAJMI I FUNDIT:

LAMM: Nesër do të ketë minim të rrugës Kërçovë-Ohër

LAMM: Nesër do të ketë minim të rrugës Kërçovë-Ohër

Nesër nga ora 11:00 deri në 14:00, do të minohet rruga në ndërtim e sipër Kërçovë – Ohër në pjesën Presekë – Pesoçan, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Nga LAMM njoftojnë se komunikacioni po zhvillohet papengesa dhe në rrugë të thata.

Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.


LAMM u rekomandon shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/