Ka ndërruar jetë oficeri i lartë i FSK-së, Skënder Haliti nga Zhegra e Gjilanit.
I ndjeri përmendej për luftën e Kosharës, e poashtu ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të heroit, Agim Ramadani.
Vdekja e tij ka mërzitur fortë kolegët e tij, dhe gjithë ata që e kanë njohur.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha është shprehur i tronditur nga lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të mikut, bashkëluftëtarit e bashkëpunëtorit, kolonelit Skënder Haliti.
“Skënderin e njoha në ditët e vështira të luftës për liri, bashkë kaluam në shumë beteja, pastaj bashkë vazhduam në TMK dhe e kisha bashkëpunëtor edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ai ishte burrë i fjalës, i urtë dhe një mik i jashtëzakonshëm!”, ka shkruar Berisha.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Haliti, bashkëluftëtarëve, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur dhe bashkëvepruar me të ndjerin!
“Veprat e mikut e bashkëluftëtarit tonë, Skender Halitit do ti kujtojmë gjithmonë e me shumë krenari!”, njofton tutje Berisha.
Oficeri i FSK-së gëzonte respekt të lartë në institucionin në të cilin punonte./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251