LAJMI I FUNDIT:

MPB: Në rajonin e Tetovës janë mbyllur 4 objekte hotelerie, janë kapur 27 persona pa kovid-certifikata

MPB: Në rajonin e Tetovës janë mbyllur 4 objekte hotelerie, janë kapur 27 persona pa kovid-certifikata

Ministria për Punë të Brendshme informon se në një aksion të koordinuar në mes tyre, Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), dje (11.02.2022) janë kryer inspektime në dhjetëra objekte hoteliere dhe kazino në territorin e Tetovës dhe vendbanimeve përreth.

Nga MPB thonë se në këtë aksion, katër objekte u mbyllën përkohësisht sipas nenit 64 të Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive dhe u vulosën me vula nga LSI.

“Në dy objekte janë konstatuar shkelje në bazë të Ligjit për mbrojtjen nga pirja e duhanit, ndërsa për tre objekte është kërkuar dokumentacion shtesë konform Ligjit për hotelieri, në mënyrë që procedura për to të vazhdojë deri në shqyrtimin e plotë të dokumentacionit”.


“Në të gjitha objektet e kontrolluara janë shqiptuar gjoba nga ana e DAP-it për shkak të moslëshimit të faturave fiskale. Në katër objektet e mbyllura janë gjetur gjithsej 27 persona pa kovid-certifikata (vërtetime) të detyrueshme dhe në dy objekte janë gjetur persona pa licenca përkatëse, të cilët kanë punuar si sigurim për objektet”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
Kalo në kategori