LAJMI I FUNDIT:

Si e planifikoi kryeministri vrasjen e presidentit të Haitit?

Si e planifikoi kryeministri vrasjen e presidentit të Haitit?

Në orët e hershme të mëngjesit të 7 korrikut të vitit 2021, presidenti i Haitit, Jovenel Moise u vra në rezidencën presidenciale. Nga fillimi u dyshua se ky operacion është koordinuar nga dikush që është në krye të qeverisë. Informacione të reja tregojnë se mund të jetë kryeministri Ariel Henry.

Atë mbrëmje, rreth njëzet të rinj të armatosur hynë në rezidencën presidenciale. Ata i shkrepën 12 plumba në drejtim të Moiset, i cili ishte duke fjetur në dhomën e gjumit. Nga të shtënat u plagos edhe gruaja e Moiset, Martine. Fatmirësisht bashkëshortja e presidentit nuk ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa Moise ka ndërruar jetë në vend.

Martine Moise tha më vonë se vrasësit morën disa dokumente që lidhen me çështje shtetërore. Që atëherë, ish-zyrtari i Haitit, Joseph Felix Badio, i cili ishte në arrati në atë kohë, është identifikuar si organizatori i atentatit, raporton cnn.


Mirëpo, tashmë ka dalë informacioni se Badio, jo vetëm që nuk është fshehur, por se mbrëmjen fatale ka qenë në një takim me kryeministrin Ariel Henryn, në rezidencën zyrtare në kryeqytet.

Një informator konfidencial konfirmoi këtë lajm, duke shtuar se ata janë takuar dy herë pas vrasjes së presidentit.

Hetuesit haitian besojnë se vetë Henry ishte i përfshirë në planifikimin e atentatit dhe fshehjen e provave.

Për këtë arsye policia e Haitit planifikoi të arrestonte Badin pas takimit me kryeministrin dhe më pas të prangoste vetë Presidentin.

Por kjo nuk ndodhi kurrë. Henry qëndroi në vendin e mbledhjes gjatë gjithë natës dhe pas lindjes së diellit, oficerët vendosën të pezullonin aksionin. Hetuesit thanë më vonë se lajmet për një bastisje të mundshme kishin dalë.

Bastisja e dështuar është vetëm një shembull i një përpjekjeje të penguar nga policia haitiane për të hetuar vrasjen e presidentit.

Burimet thonë se kanë informuar policinë për një sërë detajesh që ata thonë se përshkruajnë përfshirjen e pretenduar të kryeministrit në atentat – si në planifikimin e vdekjes së Moiset ashtu edhe në ndihmën për orkestrimin e fshehjeve të mëvonshme. Ata theksojnë gjithashtu se dy gjyqtarët më të lartë në vend u shkarkuan pasi tentuan të nisnin një hetim ndaj kryeministrit.

“Henry është në qendër të rastit. Gjithçka që ka bërë që kur ka marrë detyrën e kryeministrit është të na pengojë”, tha një nga inspektorët pjesëmarrës në hetim.

Henry, natyrisht, mohoi çdo përfshirje në atentat. Madje kryeministri disa herë ka thënë se zbardhja e çështjes së vrasjes është misioni i tij personal.

“Asgjë. Absulutisht asgjë. Asnjë manovër politike, asnjë fushatë mediatike, asgjë nuk mund të më largojë nga qëllimi për të sjell drejtësi për presidentin e ndjerë”, tha Henry në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

Mirëpo, pavarësisht fjalëve të kryeministrit, hetimet janë duke u zhvilluar. Nuk ka pasur arrestime të reja, të dyshuar të rinj apo prova që nga gushti.

Të dyshuarit ndodhen në burg që nga gushti. Asnjëri prej tyre nuk është akuzuar zyrtarisht.

Deri kohët e fundit, gjyqtari Gary Aurelien, zyrtari më i lartë gjyqësor në Haiti, mbikëqyrte këtë çështje.

Në regjistrimin e bërë në vjeshtën e vitit të kaluar, kur ai ishte ende në krye të hetimeve, Aurelin dëgjohet shumë qartë duke thënë se Henry ishte i përfshirë në vrasje.

“Ariel është mik me organizatorin e atentatit. Ariel është i dyshuari kryesor për vrasjen e Moises dhe ai e di këtë”, tha Aurelien.

Aurelien nuk e dinte që ai po regjistrohej dhe më vonë mohoi që ta kishte thënë ndonjëherë këtë, megjithëse vërtetësia e regjistrimit u konfirmua.

“Nuk mbaj mend të kem folur me askënd për rastin në detaje”, tha Aurelien kur u pyet për regjistrimin.

Ai po ashtu ka theksuar se shumë njerëz duan të ndërhyjnë në hetim, gjë që ai nuk do ta lejojë.

Megjithatë, duket se për një sërë rrethanash të pashpjeguara apo “ndërhyrje të dikujt”, kanë dalë në dritë më se të mjaftueshme prova. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori