LAJMI I FUNDIT:

Ana Andreeva do ta zëvendësojë Marjan Zabrçanecin

Ana Andreeva do ta zëvendësojë Marjan Zabrçanecin

Ana Andreeva nga sot do të jetë përgjegjëse për komunikimet dhe marrëdhënien me jashtë në qeveri në pozitën e Sekretares për komunikime dhe politike publike në kuadër të Zyrës së kryeministrit.

Nga qeveria njoftuan se Andreeva e merr këtë funskion nga Koordinatori i deritashëm Nacinal për Komunikime Strategjike në Qeveri, Marjan Zabrçanec i cili udhëhiqte komunikimet qeveritare nga gushti i vitit 2017 deri tash.


“Ana Andreeva ka përvojë të gjatë në pozita menaxhuese në sferën e komunikimeve në marketing dhe në sektorin civil”, theksohet në komunikim.

Ata shtojnë se Zabrçaneci në periudhën e ardhshme do të angazhohet në qeveri për të menaxhuar procese dhe projekte që kanë të bëjnë me avancimin e bashkëpunimit rajonal të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/