LAJMI I FUNDIT:

ATS Group inkuadrohet fuqishëm në TOP 100 të OEMVP-së

ATS Group inkuadrohet fuqishëm në TOP 100 të OEMVP-së

Më datë 9 Dhjetor 2021, OEMVP për të njëmbëdhjettën herë organizoi ngjarjen më të madhe ekonomike në vend por edhe më gjerë, ngjarjen Top 100.

Veçori e Top 100™, është rangimi i kompanive më të suksesshme anëtare të OEMVP-së në 5 kategori nga të cilat janë Qarkullimi vjetor, Neto Fitimi, numri i të punësuarve, Kthimi i kapitalit (ROE) dhe investimet. Në këtë edicion ka pasur risi në përzgjedhjen e çmimeve të dyta dhe atë është shpërblyer edhe kompania me rritje më të madhe në tre vitet e fundit, kompania më e mirë e udhëhequr nga grua, partneritetin më të suksesshëm afarist dhe Eco Investment. Njëashtu u nda mirënjohje edhe për kompani e cila arriti të transformojë veprimtarinë e sajë duke iu përshtatur rrethanave të reja të krijuara nga Covid 19.


Në këtë edicion të fundit të Top 100™, kompanitë anëtare të OEMVP-së vazhduan të shënojnë suksese duke arritur shuma marramendëse.

Një nga kompanitë që u rangua në garën e ngushtë është edhe ATS Group, e cila ka më shumë se 40 vjet traditë në fushën e prodhimit industrial dhe gjithmonë me përsosmëri projekton dhe krijon duke përdorur teknologjitë më të reja. Ajo paraqet kompani e cila është orientuar kah eksporti dhe është prezente në 56 vende të botës, përmes tre fabrikave të specializuara në fusha të ndryshme dhe ka një gamë prej tre milion produkteve. Furnizon armatat më prestigjioze në botë, duke prodhuar produkte balistike dhe linjë të përgjithshme të makinave për industrinë e mbrojtjes. Gjatë vitit 2020 ajo realizoi një qarkullim vjetor prej 30.514.992 EUR, neto fitim prej 6.156.860 EUR, nr. të të punësuarve gjithësej 500 në 3 fabrika, kthim të kapitalit (ROE) prej 86,75% dhe investime prej 391.160,02 EUR.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon të i shërbejë komunitetit të biznesit, dhe se për të promovimi i të njejtave është një ndër shtyllat kryesore të veprimtarisë së sajë në përpjekjet për zvogëlimin e papunësisë dhe rritjes së standardit jetësor për qytetarët në përgjithësi, gjë e cila dëshmohet me organizimin e ngjarjes prestigjioze TOP 100.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori