LAJMI I FUNDIT:

MPB-Maqedoni: Automjetet që nuk janë regjistruar brenda dy vjetëve, pronarët janë të obliguar t’i ç’larjmërojnë

MPB-Maqedoni: Automjetet që nuk janë regjistruar brenda dy vjetëve, pronarët janë të obliguar t’i ç’larjmërojnë

Ministria e Punëve të Brendshme i informon dhe apelon deri te qytetarët se në pajtim me dispozitat e Ligjit për automjete të gjithë ata që udhëhiqen si pronarë të automjeteve për të cilat nuk e kanë vazhduar vlefshmërinë e lejes së qarkullimit për më shumë se dy vjet me ligj janë të obliguar ta çlajmërojnë automjetin e tyre në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përkatësisht në rajonin e regjistrimit ku për automjetin mbahet evidenca .

“Në bazë të rregullave të parapara-pronari i automjetit është i obliguar ta ç’lajmërojnë automjetin e tij tek organi ku e ka regjistruar nëse: automjeti është shkatërruar, përkatësisht ka statusin e automjetit të shfrytëzuar, në pajtim me rregullat për mbrojtjen e mjedisit jetësor; nëse automjeti përgjithmonë nxirret jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nëse automjeti regjistrohet në vend të huaj për shkak të zhvendosjes së pronarit të automjetit, ose për shkak të arsyeve tjera”, njoftojnë nga MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme u bënë thirrje publike qytetarëve- pronarëve të kategorisë së këtillë të automjeteve, më së voni deri më 30.06.2022 të kryejnë këtë obligim ligjor për ç’lajmërimin e automjeteve në bazë të procedurës ligjore.


“Nëse pronari i automjetit nuk e ç’lajmëron automjetin e tij, Ministria e Punëve të Brendshme në pajtim me kompetencat ligjore do të fshijë nga evidenca e automjeteve të regjistruara dhe do të ndërmerr masa për marrjen e targave të regjsitrimit dhe të gjitha shpenzimet do të bien mbi pronarin e automjetit”, shtojnë nga MPB./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori