LAJMI I FUNDIT:

Historia e sakrificës së Shën Valentinit të shndërruar në festë komerciale

Ilustrim

Festa e Shën Valentini lidhet edhe me emrin e Shën Gallatinit, një i shenjt emri i të cilit përkthehet si “dashnor i grave”. Dita e Shën Valentinit është shndërruar në festë moderne të dashurisë, e futur tashmë nën çarkun e komercializmit, në të cilën çiftet shkëmbejnë dhurata apo kartolina dhe letra për të treguar se sa shumë kujdesen për njëri-tjetrin.

Trëndafila të kuq, çokollata dhe lodra të mbushura me mesazhe zbukurojnë dyqanet tona dhe ndriçojnë errësirën e fundit të dimrit, me afrimin e 14 shkurtit. Megjithatë, origjina e lashtë e Ditës së Shën Valentinit ka pak ngjashmëri me këtë festival modern të dashurisë dhe përkujdesjes. Edhe pse dita e Shën Valentinit është e lidhur me kultin e hershëm të krishterë të shenjtorit martir, Valentinit, ka një numër të konsiderueshëm teorish të ndryshme se si ky martir i lashtë u bë simbol i dashurisë.

Sipas Radio Publike Kombëtare (RPK), dita jonë bashkëkohore e Shën Valentinit mund të jetë e lidhur me një festival të dhunshëm romak të quajtur Luperkalia.


Çdo vit, nga 13 deri në 15 shkurt, rrugët e Romës shpërthenin nga një festival i furishëm. Burrat e qytetit do të fillonin duke sakrifikuar dhi dhe qen, si pjesë e një rituali të krijuar për të pastruar shoqërinë nga shpirtrat e këqij. Mendohej se ky pastrim do të nxiste pjellorinë tek gratë e qytetit.

Pas sakrificës rituale dhe gostisë burrat prisnin shirita të gjatë nga lëkurat e kafshëve të flijuara dhe vraponin nëpër rrugët e Romës, në një drejtim kundër akrepave të orës përreth kodrës se quajtur Palatine. Gratë do të rreshtoheshin ne rrugë duke zgjatur duart ndërsa burrat i qëllonin me rripa lëkure, me shpresën se kjo do t’i ndihmonte të mbeteshin shtatzënë.

Luperkalia ishte një festë pagane e dhunshme, e mbushur me pije alkoolike. Shumë më vonë – në shekullin V – Papa Gelasi shkroi një manifest me kritika të ashpra për festivalin, duke e ndaluar plotësisht atë nga organizimi ne qytet. Ai ishte i shqetësuar për festimin e vazhdueshëm të ceremonive pagane në qytetin e krishterë dhe donte të shfuqizonte çdo festë që nuk lidhej në mënyrë te qartë me fenë e re të krishterë. Për ta arritur këtë, Gelasi e zëvendësoi festën e Luperkalisë me festën e krishterë të Shën Valentinit.

Kjo ditë feste liturgjike u krijua për të nderuar një ose ndoshta dy të rinj të quajtur Valentinus, të cilët u vranë nga autoritetet romake në shekullin e III-të, pasi ata refuzuan të hiqnin dorë nga besimi i tyre i krishterë.

Duke lidhur Luperkalinë me Shën Valentinin nga ana e Gelasit, mendohet të ketë lindur origjina e lidhjes midis martirit të hershëm të krishterë dhe ideve të dashurisë, martesës dhe pjellorisë.

Ideja se Gelasi e zëvendësoi Luperkalinë me festën e Shën Valentinit është një keqkuptim popullor. Në fakt, megjithëse Papa e shpalli të jashtëligjshme Luperkalinë, nuk ka asnjë provë që sugjeron se ai e lidhi atë me festën e shenjtë të martirizimit të Shën Valentinit.

Sipas historianit Henry Ansgar Kelly, lidhja e festës së Shën Valentinit me dashurinë dhe romancën ishte një risi shumë e mëvonshme, e ndodhur në Mesjetën e hershme. Shkrimtarët si Geoffrey Chaucer e lidhën festivalin me idealet e dashurisë, të ushqyer nga një histori popullore mesjetare se Shën Valentini ishte martirizuar sepse ai po përpiqej te martonte çifte të reja të krishtera në fshehtësi.

Është gjithashtu e mundur që, gjatë kësaj periudhe, festa e Shën Valentini lidhet edhe me emrin e Shën Gallatinit, një i shenjt norman emri i të cilit përkthehet afërsisht në “dashnor i grave”. Një tjetër legjendë e njohur mesjetare thotë se ndërsa ishte në burg, Valentini shëroi mrekullisht vajzën e verbër të rojtarit të tij të burgut. Ai dyshohet se i ka lënë asaj një shënim në ditën e ekzekutimit të tij, duke nënshkruar “Shën Valentini yt”, duke krijuar kështu traditën e dhënies së kartolinave në ditën e Shën Valentinit. Shumë nga këto mite kishin origjinë mesjetare dhe ishin të ngulitura në një traditë më të gjerë të dashurisë oborrtare dhe poezisë romantike.

Megjithatë, transformimi i vërtetë i Ditës së Shën Valentinit në festivalin modern të dashurisë ndodhi në shekujt XVI dhe XVII, kur shkrimtarë të tillë si Shekspiri e popullarizuan këtë ngjarje.

Tradita e shkëmbimit të dhuratave dhe kartolinave në këtë ditë u bë gjithnjë e më popullore dhe si rezultat u bë e njohur si festa romantike mes çifteve.

Komercializimi i festave popullore në shekullin XIV dhe në fillim të shekullit XX çimentoi traditën e Ditës së Shën Valentinit në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara. Tani njihet si një festë romantike e dashurisë, në të cilën çiftet në Shtetet e Bashkuara shpenzojnë (me 14 Shkurt) rreth 20 miliardë dollarë për kartolina, dhurata, darka festive dhe gjeste ekstravagante për të dashurit e tyre.

Megjithëse origjina e Ditës së Shën Valentinit mbetet disi e errësuar nga mite dhe legjenda të panumërta mesjetare, një gjë është e qartë: ky është një festival që sigurisht ka bërë një rrugë të gjatë qe nga rrënjët e tij të lashta. /GSh/

Në trend Kultura

Më shumë
Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve

Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve

Kulture
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane

Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane

Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen

Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen

Mendja naziste

Mendja naziste

Kulture
Të lexuarit

Të lexuarit

Analiza
Fotografitë më të shtrenjta, të shitura për miliona dollarë (Foto)

Fotografitë më të shtrenjta, të shitura për miliona dollarë (Foto)

Kalo në kategori