LAJMI I FUNDIT:

“Duket sikur sapo jemi bombarduar”: Cikloni Batsirai ‘fshin’ fshatra të tëra në Madagaskar

“Duket sikur sapo jemi bombarduar”: Cikloni Batsirai ‘fshin’ fshatra të tëra në Madagaskar

Të paktën 10 njerëz kanë gjetur vdekjen dhe afro 50,000 janë zhvendosur pasi cikloni Batsirai solli erëra të forta dhe shi në Madagaskar të shtunën në mbrëmje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Batsirai – stuhia e dytë e madhe në dy javë – zbarkoi në bregun lindor, me shpërthime prej 235 km/h (146 mph) dhe valë të larta që goditën zonat bregdetare.

Fshatra të tëra raportohet se janë shkatërruar pothuajse plotësisht.


Për fat të mirë, cikloni tani është dobësuar, sipas shërbimit kombëtar të motit.

Madagaskari veçse po tronditej nga stuhia tropikale Ana, e cila vrau 55 njerëz kur goditi vendin ishull në Oqeanin Indian muajin e kaluar.

Por cikloni Batsirai ka shtuar shkatërrimin, duke zbritur në tokë pranë qytetit juglindor të Mananjary, 530 kilometra (310 milje) nga kryeqyteti Antananarivo, rreth orës 20:00 me kohën lokale të shtunën.

Energjia elektrike nuk kishte në dispozicion për dy ditë në Mananjary dhe furnizimi me ujë ishte ndërprerë, sipas mediave lokale.

Një banor i tha Reuters se edhe shkollave dhe kishave që do të përdoreshin si qendra evakuimi u ishin hequr çatitë.

Në vende të tjera, shkatërrimi ishte pothuajse i plotë.

“Duket sikur sapo të ishim bombarduar. Qyteti Nosy Varika është pothuajse 95% i shkatërruar. Shtëpitë e forta panë çatitë e tyre të shkatërruara nga era. Kasollet prej druri, në pjesën më të madhe, janë shkatërruar”, ka thënë Willy Raharijaona një këshilltar i zëvendëspresidentit të Senatit të Madagaskarit.

Ministrja e Mjedisit Vahinala Raharinirina i tha BBC-së se shumë fshatra janë zhdukur pothuajse plotësisht, dhe disa janë përfshirë nga stuhia.

Rreth 48,000 njerëz janë zhvendosur, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive, megjithëse Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) vlerësoi se deri në 150,000 njerëz mund të detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Afati për tërheqjen e Izraelit nga Libani skadon, por trupat do të qëndrojnë

Azia
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Evropa
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori