LAJMI I FUNDIT:

ASH: Jemi për 8 njësi zgjedhore dhe me lista të hapura

ASH: Jemi për 8 njësi zgjedhore dhe me lista të hapura

Aleanca për Shqiptarët njofton se janë të angazhuar për reformë të sistemit zgjedhor, për institucione më përfaqësuese dhe më të afërta me qytetarin.

“Vlerësojmë se sistemi aktual zgjedhor nuk respekton parimin universal të barazisë së votës dhe nuk përfaqëson drejtë vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhje, për shkak të problemeve konstante me pabarazinë e votuesve mes njësive zgjedhore.

Në kuadër të reformave të sistemit zgjedhor, do të angazhohemi për arritjen e tri kërkesave thelbësore:


1. Ndarjen e shtetit në 8 njësi zgjedhore në përputhje me kufijtë e rajoneve, secila me numër të ndryshueshëm të deputetëve varësisht nga numri i votuesve.

2. Organizimin e zgjedhjeve me lista të hapura.

3. Garantimi dhe zgjerimi i së drejtës së votës të mërgimtarëve, të cilët duhet të votojnë për listat që garojnë në njësinë zgjedhore në të cilën ata kanë vendbanimin e tyre të përhershëm në vend”, thuhet në kumtesën e ASH-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Çahet diga e hidrocentralit në Lukovë, përmbytet rruga nacionale

Çahet diga e hidrocentralit në Lukovë, përmbytet rruga nacionale

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lajme
Kalo në kategori