LAJMI I FUNDIT:

Ky ishte reagimi i Putinit kur parakaluan atletët e Ukrainës në Lojërat Olimpike Dimërore

Ky ishte reagimi i Putinit kur parakaluan atletët e Ukrainës në Lojërat Olimpike Dimërore

Presidenti rus Vladimir Putin duket se u shtir që ishte në gjumë kur atletët e Ukrainës mbërritën të premten në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Putin mori pjesë në ceremoninë e hapjes, pavarësisht se atletët rusë u ndaluan nga aktiviteti për shkak të implementimit të barnave.

Ai po qëndronte ulur me krahët e tij të mbledhura dhe mbylli sytë për disa sekonda në TV derisa atletët ukrainas hynin në stadiumin e Folesë së Zogjve.


Momenti vjen mes frikës se Putini do të pushtojë Ukrainën, gjë që ka çuar në bllokimin më të keq me Perëndimin që nga Lufta e Ftohtë. /Telegrafi/