LAJMI I FUNDIT:

Arrin telefoni i mençur me një prej çipave më të mirë të vitit, Honor zbulon detaje

Arrin telefoni i mençur me një prej çipave më të mirë të vitit, Honor zbulon detaje

Honor ka zbuluar planet për të ardhmen si dhe vazhdimin e bashkëpunimit me gjigantin në fushën e prodhimit të çipave.

Kompania kineze Honor planifikon të marrë pjesë në eventin MWC (Mobile World Congress), ku nga kjo kompani pritet të zbulojë telefonin e mençur Magic, transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj, Qualcoom ka konfirmuar se telefoni i ardhshëm Honor do të përdor çipin Snapdragon 8 Gen 1.


Më shumë detaje do të zbulohen gjatë 28 shkurtit në ngjarjen që do të transmetohet online, gjatë ditës së parë të panairit MWC.

Se a do të jetë Honor Magic V modeli që do të implementoj çipin Snapdragon 8 Gen 1 mbetet të shihet, si dhe nëse do të jetë pasues i modelit Magic 3, që në Kinë është prezantuar në gusht të vitit të kaluar, dhe e vënë në punë çipat Snapdragon 888 dhe 888+. /Telegrafi/