LAJMI I FUNDIT:

Shikoni se si duket video-loja Gran Turismo 7: Daytona Speedway

Shikoni se si duket video-loja Gran Turismo 7: Daytona Speedway

Një nga lojërat më të mëdha në botë për simulimin e veturave do të dalë në treg së shpejti dhe Play Station Studios ka publikuar një video të shkurtër të lojës që zbulon se çfarë mund të presin lojtarët.

Loja e pritur me padurim Gran Turismo 7: Daytona International Speedway mbërrin në konzollat PlayStation 4 dhe PlayStation 5 të Sony më 4 mars dhe tani një trailer i lojës është publikuar në kanalin zyrtar të PlayStation YouTube që sjell të paktën pak përvojë duke luajtur lojën e re.

Dihet që GT7 rikthen modalitetin klasik të simulimit GT, i cili me siguri do t’i “lidhë” lojtarët me tastierën dhe kështu “i godet” jetën shoqërore, por është e qartë se fansat e ekskluzivitetit të njohur mezi presin të kalojnë orë të tëra duke akorduar makinat e tyre për gara.


Përveç kësaj, do të jenë të disponueshme modalitetet “Campaign”, “Arcade” dhe “Driving School”, dhe Sony thotë se 420 vetura do të jenë në dispozicion të lojtarëve.

Kushtet e motit do të jenë dinamike dhe do të kalojnë në më shumë se 90 pista, duke përfshirë “pista klasike nga historia e GT”. /Telegrafi/