LAJMI I FUNDIT:

U fut në market plotësisht i zhveshur, australiani pagoi dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe

U fut në market plotësisht i zhveshur, australiani pagoi dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe

Një burrë është kapur nga kamerat e sigurisë duke u futur në market plotësisht i zhveshur, ku pagoi për derivatin dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shfaqin punonjësin e një marketi në Sydney të Australisë, duke shikuar i çuditshëm burrin që u fut lakuriq brenda dhe sillej krejtësisht normal, transmeton Telegrafi.


Burri rreth të 60-ve, nxori nga portofoli kartelën e bankës me të cilën pagoi derivatin dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Videoja u publikuar nga Bruno Bouchet, menaxheri një radioje lokale që u bë hit në Twitter. Prej momentit të publikimit të videos kanë shpërthyer talljet në llogari të këtij burri. /Telegrafi/