LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 86 persona kanë humbur jetën në një stuhi të madhe në Afrikën Lindore

Të paktën 86 persona kanë humbur jetën në një stuhi të madhe në Afrikën Lindore

Stuhia tropikale Ana ka vrarë të paktën 86 njerëz në të gjithë Afrikën Lindore dhe gjersa banorët fillojnë të pastrojnë rrënojat, ata kërcënohen nga një stuhi e re, e quajtur Batsirai.

Stuhia Ana përshkoi Madagaskarin më 22 janar pas shirave të dendur disa ditësh. Vendi shpalli gjendjen e katastrofës të enjten mbrëma dhe njoftoi se numri i viktimave të stuhisë ishte rritur në 48 pasi banorët vdiqën nga rrëshqitjet e dheut dhe shembja e ndërtesave të bartura nga përroi.

Ana më pas goditi Mozambikun më 24 janar, ku u raportuan 18 viktima, dhe vazhdoi në shtetin e Malavi, ku shkaktoi një ndërprerje masive të energjisë. Autoritetet e Malavisë thanë të enjten se 20 persona kishin vdekur nga stuhia.


Në të tre vendet afrikane, stuhia Ana goditi qindra mijëra njerëz sepse shkaktoi përmbytje dhe shkatërrime të mëdha, sipas Kombeve të Bashkuara.

“Kjo stuhi … është një kujtesë e ashpër se kriza klimatike është me të vërtetë një realitet i madh”, tha Maria Luisa Fornara, përfaqësuese e UNICEF-it në Mozambik.

Ana ka kaluar, por një stuhi e re e quajtur Batsirai sapo po udhëton në bregun lindor të Afrikës.

Mete France njoftoi të premten se Batsirai është një sistem më i vogël dhe për momentin, pasi është ende ditë larg, nuk kërcënon një grup ishujsh në lindje të Madagaskarit, duke përfshirë territorin francez jashtë shtetit, ishullin Reunion.

Megjithatë, meteorologët paralajmërojnë se nuk dihet se si do të zhvillohet Batsirai, apo nëse do të rritet në intensitet.

Instituti Kombëtar Meteorologjik i Mozambikut paralajmëron se Batsirai ka ende potencial për t’u shndërruar në një stuhi të madhe tropikale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Serbia
Kalo në kategori