LAJMI I FUNDIT:

Dorëhiqet Bushati, PD emëron Alibeajn si drejtues politik në Shkodër

Dorëhiqet Bushati, PD emëron Alibeajn si drejtues politik në Shkodër

Partia Demokratike emëroi menjëherë një drejtor të ri politik në Shkodër, pas dorëheqjes së Helidon Bushatit nga kjo detyrë.

Në një njoftim për mediat, PD-ja tha se në këtë post ishte emëruar nënkryetari i partisë dhe kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj.

“Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD-së dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD-së dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj”, tha PD-ja në një njoftim.


“Duke falënderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 prillit dhe fokusimin e tij aktual te beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD-së shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD-së dhe në krye të fitores së PD-së në të gjithë Shqipërinë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Paralajmërimi për ardhjen e ushtarëve amerikanë, Osmani: Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur

Lajme
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
E martuar me mblesëri, bëhet nënë 14-vjeçarja në Korçë – arrestohet partneri i saj

E martuar me mblesëri, bëhet nënë 14-vjeçarja në Korçë – arrestohet partneri i saj

Lajme
Ibrahimi nga AKK: Për dy vjet ka rreth 13 mijë nxënës më pak në Kosovë

Ibrahimi nga AKK: Për dy vjet ka rreth 13 mijë nxënës më pak në Kosovë

Lajme
Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim

Lajme
Ramajli: Lufta e lavdishme e UÇK-së dëshmoi se ne delegatët, kishim të drejtë

Ramajli: Lufta e lavdishme e UÇK-së dëshmoi se ne delegatët, kishim të drejtë

Lajme
Kalo në kategori