Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për asamblist në Komunën e Gjakovës, Hasan Krasniqi, është zgjedhur kryeshef në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”.
Ai është zgjedhur kryeshef përkundër faktit që i njëjti ishte kandidat për asamblist në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor të vitit 2020, apo rreth 3 muaj më parë, shkruan Kallxo.com.
Ligji për Ndërmarrjet Publike kërkon që zyrtarët e lartë të ndërmarrjeve publike të jenë të pavarur, pra të mos kenë angazhime politike në 36 muajt e fundit.
Një opinion ligjor i lëshuar nga Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik me rastin e kandidimit të Blerand Stavilecit për kryeshef të KEK-ut thotë se edhe zyrtarët e lartë të ndërmarrjeve publike duhet të jenë të pavarur.
Në këtë opinion është theksuar se në nenin 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike thuhet që me zgjedhjen dhe emërimin e zyrtarëve të lartë të Ndërmarrjes Publike, personi që është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muaj para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike, nuk mund të zgjidhet Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike.
“Në Ligjin për ndërmarrjet publike definohet qartë se një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP nëse ‘është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike’”, potencohet në opinionin ligjor.Sipas këtij opinioni, përkufizimi i termit “i emëruar politik” nënkupton personin i cili është emëruar ose propozuar nga subjekti politik si kandidat për një post të zgjedhur.
Përcaktimi i termit “i emëruar politik” është bërë në plotësim-ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike që ishte bërë në vitin 2012. Hasan Krasniqi ishte asamblist nga partia Alternativa nga viti 2014 deri në vitin 2017. I njëjti në vitin 2017 nuk kishte mundur të rizgjedhej.
Në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për asamble në listën e Vetëvendosjes pas marrëveshjes së nënshkruar në mes të kryetarit të kësaj partie, Albin Kurti dhe kandidates për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, njëherësh kryetare e partisë “Alternativa”.
Krasniqi është zgjedhur kryeshef nga bordi i përkohshëm në KRU “Gjakova” i emëruar me 14 korrik të vitit të kaluar më një vendim të Qeverisë Kurti 2.
Në këtë bord janë Urim Gashi – kryesues, Mevlyde Kelmendi Begolli, Atdhetare Kelmendi e Islam Hasani – anëtarë.
Pyetjet janë dërguar në Ministrinë e Ekonomisë për të parë nëse është monitoruar ky konkurs nga Njësia për Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, por ata nuk janë përgjigjur.
Kjo ministri nuk është përgjigjur as në pyetjet nëse emërimi i tij është në kundërshtim me Ligjin për ndërmarrjet publike.
Për KALLXO.com, Hasan Krasniqi ka thënë se zgjedhja e tij në përputhje me ligjin.
“Sipas Ligjit për ndërmarrjet publike unë i plotësoj kushtet dhe kriteret, unë post udhëheqës nuk kam pas jo 36 muaj po as në pesë vitet e fundit”, ka deklaruar ai.
Ai pretendon se kandidimi për asamblist nuk ia mohon të drejtën për të kandiduar nëpër poste të tjera.
“Kandidatura nuk ma humb të drejtën e kandidimit nëpër vende dhe poste tjera, sipas meje unë jam gjithçka në rregull, ligjin e komenton gjykata, nëse dikush ka dëshirë dhe vullnet me u anku”, ka thënë më tej Hasan Krasniqi.
Portali ka kontaktuar edhe anëtarët e Komisionit Vlerësues, përkatësisht anëtarët e bordit të ndërmarrjes për të marrë një prononcim lidhur me zgjedhjen e Hasanit në pozitën e kryeshefit të ndërmarrjes KRU “Gjakova”.
Kryesuesi i bordit të përkohshëm, Urim Gashi, nuk ka qenë i qasshëm në telefon, anëtarja tjetër e bordit Atdhetare Kelmendi ka deklaruar se nuk dëshiron të deklarohet për këtë çështje. “Sa i përket këtij rasti të lutem kontaktoje kryesuesin e Komisionit sepse nuk kisha dashur që të prononcohem rreth kësaj çështje”, ka thënë Kelmendi.
Anëtari tjetër i komisionit vlerësues, Islam Hasani, ka deklaruar se nuk e ka ditur që Hasan Krasniqi ka qenë kandidat për asamblist.“Unë nuk e kam ditur që ka qenë kandidat, për mua zotëri Hasan Krasniqi ka qenë kandidati më i mirë, përgjigjen dhe intervistën e ka pasur më të mirën, e ka merituar thjesht”, ka thënë Islam Hasani.
Pasi që Hasani ka garuar për asamblist në zgjedhjet e fundit lokale në Gjakovë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe më herët edhe nga partia “Alternativa”, ish-kandidatja për kryetare të Gjakovës dhe shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka mohuar se ka ndikuar në përzgjedhjen e Hasanit në pozitën e kryeshefit në ndërmarrjen KRU “Gjakova”.
“Hasan Krasniqi është zgjedhur në proces të rregullt përmes konkursit të hapur dhe sipas normave e ligjit në fuqi për ndërmarrjet publike. Unë si deputete, përveç rolit mbikqyrës përmes Kuvendit, nuk kam asnjë kompetencë tjetër në përzgjedhje të kryeshefave të NP Qendrore”, ka thënë Kusari për KALLXO.com. Konkursi për zgjedhjen e kryeshefit të ndërmarrjes KRU “Gjakova” është shpallur në nëntor të vitit 2021.
Intervistat me tetë kandidatët për këtë pozitë janë zhvilluar më 30 dhjetor 2021 ndërsa njoftimi për kandidatin e suksesshëm për kryeshef të kësaj ndërmarrje është bërë më 13 janar.
“Hasan Krasniqi nga 100 pikë maksimale është vlerësuar me 87.33% si kandidati më i suksesshëm për këtë pozitë, bazuar në mesataren e pikëve nga paneli intervistues”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.
Në arsyetim të vendimit thuhet se bordi i përkohshëm i drejtorëve e ka marrë këtë vendim komfor nenit 21 të Ligjit për ndërmarrjet publike. Në fund të vendimit thuhet se palët e pakënaqura me vendimin mund të ushtrojnë ankesë në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të vendimit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lumbardh Salihu: Të rinjtë janë e ardhmja, duhet t’u ofrojmë kushte më të mira në Kosovë
Kuvendi i RMV-së miratoi disa zgjidhje ligjore, për të cilat paraprakisht kishte përfunduar debati
Pjesëtaret e stafit të presidentes takohen me Kasanofin, flasin për dialogun strategjik Kosovë – SHBA
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!