LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat sot në Shqipëri arrijnë deri në minus 15 gradë Celcius

Temperaturat sot në Shqipëri arrijnë deri në minus 15 gradë Celcius

Shqipëria po mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell por shumë të ftohtë.

Sipas MeteoAlb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku variojnë: në zonat malore, nga -15°C në -1°C, në zonat e ulëta nga -6°C në 06°C dhe në zonat bregdetare nga -3°C në 08°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor-Lindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë. /TCH/