LAJMI I FUNDIT:

Deputetët mbajnë një minutë heshtje për vdekjen e Rifat Gjotës

Deputetët mbajnë një minutë heshtje për vdekjen e Rifat Gjotës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj pasi ka folur për krizën energjetike dhe mundësinë e shtrenjtimit të rrymës, në fund të fjalës së tij ka kërkuar të mbahen një minutë heshtje për vdekjen e profesorit Rifat Gjota.

Kokaj tha se dëshiron ta shfrytëzojë në këtë mënyrë një minutë nga koha e tij, ndërsa u kërkoi të ngrihen në këmbë edhe deputetët tjerë.

“Dhe në fund, kërkoj që minutin e fundit, apo një minutë e gjysmë ta shfrytëzoj për diçka që kam dëshirë t’ju lus – kur flasim për efiçencë, energji – këto ditë ka vdekë profesor doktor Rifat Gjota, për të cilin unë kam dëshirë këtu para jush në Parlament ta mbaj një minutë zi dhe ata që dëshirojnë ta bëjnë të njëjtën kam dëshirë që të ngrihen në këmbë”, tha Kokaj.


Me këtë u pajtua kryeparlamentari Glauk Konjufca. Ai tha se kontributi i Rifat Gjotës në shkencë ka qenë i madh.